InfoSoft Office, ka lindur në 1996. Si pjesë e InfoSoft Group, është specializuar në plotësimin e nevojave me materiale kancelarie, me produkte kartolerie si dhe me konsumabla printimi për çdo segment të tregut. Si një lider me eksperiencë 20 vjeçare, në sajë të përkushtimit dhe profesionalizmit, përpiqet të lehtësojmë dhe të bëjmë më komode punën tuaj të përditshme në zyrë: duke organizuar me estetikë tavolinën tuaj; duke ju ndihmuar në arshivimin e dokumentave dhe duke optimizuar kostot e printimit. Ne sjellim përfitime reale në secilin prej klientëve tanë, duke filluar nga studenti e duke vazhduar me bisneset e madhësive të ndryshme; bankat dhe shoqëritë e telekomunikacionit, administrata publike, organizata të ndryshme jo-qeveritare, shërbime diplomatike, etj. Nga viti 2011, InfoSoft Office shpk, është prezent dhe me degën në Prishtinë, duke patur vazhdimisht një rritje konsistente në saj të eksperiencës, përkushtimit dhe profesionalizmit.
InfoSoft Office ka në portofolin e saj një gamë të madhe produktesh, duke u përpjekur gjithmonë që të ofrojë produkte me një raport cilësi – çmim optimal. Tek ne mund të gjeni produktet e brandeve më të suksesshme në botë si dhe ato më modeste, duke filluar nga: Aksesorë për pajisje kompjuterike, Materiale arshivimi, Materiale shkrimi, Organizim zyre dhe tavoline, Konsumabla për printera e fotokopje, Materiale kartolerie, duke filluar nga letra të formateve të ndryshme deri tek blloqe, dosje, etj. InfoSoft Office shpk, ofron shërbimin MPS (Managed Printing Service), i cili do t'ju bëjë më efiçent konsumin e shërbimit të printimit, duke ju hequr kostot e servisit dhe duke ju kursyer kohë dhe të holla. InfoSoft Office gjithashtu ofron shërbimin Online Sales, ku përveçse me një telefonatë ose e-mail, tashmë dhe vetëm me një klikim do të keni në ambientet tuaja produktet e kërkuara. Në saj të organizmit të brendshëm të kompanisë sonë, kemi mundësuar t'ju shërbejmë me sukses dhe profesionalizëm të gjithë klientëve pavarësisht nga madhësia e tyre. Duke filluar nga klientët fundorë e duke vazhduar me sektorin B2B (Business-to-Business), përpiqemi të jemi seriozë e komunikues. Administrata Publike, Bankat dhe Shoqëritë e Telekomunikacionit, janë klientë në të cilët vëmendja jonë është maksimale. Me moton “Zyra Juaj, Profesioni Ynë” dhe “Më Mirë Sëbashku” mundësojmë shërbimin dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
Misioni ynë është të ndihmojmë klientët të zhvillojnë punën e tyre sa më këndshëm e me komoditet. Ne mundohemi të ofrojmë një gamë të gjerë produktesh, gjithmonë e më të pasur, inovative dhe funksionale. Kjo është mënyra për të arritur të kthejmë punën në kënaqësi. Gjithashtu, pjesë e misionit është të tregohemi seriozë dhe të përkushtuar në marrëdhëniet me partnerët tanë (furnitorët), me stafin e punonjësve dhe mbi të gjitha me klientët tanë. Rrjedhimisht, vizioni ynë qëndron në konsolidimin dhe rritjen e kompanisë nëpërmjet: rritjes së gamës së produkteve dhe shërbimeve; zhvillimit të mëtejshëm të teknologjive të reja të printimit, si element i rëndësishëm në shërbim të klientit, edukimit profesional të punonjësve nëpërmjet motivimit të suksesit dhe zgjerimit të aktivitetit në rajon.
Dedikimi maksimal për ti shërbyer klientëve tanë me etikë profesionale dhe duke plotësuar pritshmëritë e tyre.
Marrëdhënie serioze dhe profesionale me të gjithë furnitorët dhe klientët
Etikë bashkëpunimi dhe mundësi zhvillimi në karrierë për të gjithë punonjësit.